sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Greqia u hap kufinjtë pa kufizime shqiptarëve… për të luajtur ndeshjet e UEFA-s

Eliminatoret e Ligës së Europës dhe Ligës së Kampioneve të këtij edicioni rrezikojnë të kthehen në një problem të madh për shkak të kufizimeve të udhëtimeve apo rregullave të karantinimit të personave që udhëtojnë nga destinacione të caktuara. Ndaj UEFA ka menduar zgjidhjen alternative, atë të zhvillimit të shumë ndeshjeve në fusha asnjëanëse, duke kërkuar bashkëpunimin e disa federatave.

Ndonëse për momentin nuk ka indikacione se do të jetë e nevojshme të luhet në fushë asnjëanëse, UEFA ka bërë të ditur se pas bashkëbisedimit sot me Sekretarët e Përgjithshëm të federatave anëtare, ka gjetur katër vende që janë të gatshme të presin disa ndeshje në staidumet përkatëse, duke i krijuar një korridor udhëtimi ekipeve të vendeve të tjera pa iu nënshtruar kufizimeve apo karantinimit.

Polonia, Hungaria, Greqia dhe Qipro kanë shprehur gatishmërinë e tyre të presin disa ndeshje të fazës eliminatore të turneve e më pas edhe ndeshjeve në grupe nëse situata me COVID-19 në kontinent vazhdon të dhurojë të njëjtën tabllo edhe në muajt në vijim.

Kështu, nëse një skuadër shqiptare nuk mund të zhvillojë këtu ndeshjen për shkak të situatës me COVID-19, ajo mund ta luajë si pritëse në Greqi, vend i cili zyrtarisht ka vendosur 7 ditë karantinë për këdo që udhëton nga Shqipëria drejt territorit të saj. Rregull që do të mbetet në fuqi deri në një urdhër të dytë, por duke bërë një përjashtim për futbollin. /vipsport.al/