sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Goditje e rëndë për Gjilanin e Mezanit, dëmtimet përgjysmojnë ekipin para Europës

Gjilani bëhet gati për debutimin në arenën ndërkombëtare në këtë sezon, por nuk do të jetë aspak e thjeshtë. Skuadra e Gentian Mezanit ka marrë lajmin e keq se do të humbasë dy nga titullarët e paprekshëm të sulmit, ndërsa ka futbollistë të tjerë të rëndësishëm që nuk janë në formë të mirë për shkak dëmtimesh.

Konfirmimin e dha vetë trajneri Gentian Mezani, i cili bëri të ditur se Rezak dhe Bushiç, që kanë mbajtur peshën kryesore në repartin e avancuar, do të jenë mungesa të sigurta për sfidën e turit paraeliminator të turneut.

“Kemi probleme me lëndime e sidomos në repartin e sulmit. Shpresojmë që këto ditë të kemi afrime të reja për të qenë sa më të gatshëm për ndeshjen e Ligës së Europës. Razak dhe Bushiç duhet të operohen, kurse shpresojmë të rikuperohen Veliu dhe Useini. Ne jemi në bisedime me shumë lojtarë, por shpresojmë të bëjmë lëvizje të duhura për të qenë sa më të fortë si për gara të Europës ashtu edhe edicionin e ri”, ishin fjalët e Mezanit.

Klubi ka filluar të bëjë lëvizjet e para me rinovimet e futbollistëve që kishte në përbërje në vitin ku siguroi Europën, ndërsa ka transferuar nga kampionati shqiptar Enea Koliçin, për të përforcuar katërkëndorin. /vipsport.al/

more recommended stories