sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

“Goal.com” speciale për Ngo: Zoti i asisteve, viktima e Van Dajk, fans i Balotelit. Refuzoi Tiranën prej Liverpulit

Majkëll Ngo ia arriti qëllimit që i kishte vënë vetes. I transferuar në radhët e Tiranës 3 vite më parë kur ishte ende larg formës optimale sportive, sulmuesi anglez është shfaqur përsëri në nivelet më të larta duke u shfaqur vendimtar e jo vetëm me gola. Së fundmi ai ka refuzuar ofertën e Tiranës dhe sipas “Goal.com”, e ka bërë këtë pasi ëndërron që të kthehet përsëri protagonist në futbollin anglez, me fanellën e Liverpulit.

Portali i njohur sporti, në versionin gjermanisht, i ka kushtuar një speciale Ngo, duke treguar historinë e tij që nga akademia e Liverpulit e deri te Tirana, duke u ndalur te etapat e karrierës si dëmtimi që pësoi në përballjen me Van Dajk, apo faktin se mban numrin 45 si Mario Baloteli.

Portali i njohur tregon se si Tirana, ku ai u shpall kampion duke shënuar gola e duke qenë njeriu-asist i skuadrës, i ka bërë një ofertë rinovimi dyvjeçar Ngo, por ky i fundti e ka refuzuar dhe nuk ka ndër mend që të luajë më në futbollin shqiptar. Objektivi i tij i ri tani është që të kthehet të veshë përsëri fanellën e Liverpulit, ndaj synon që të kthehet në futbollin anglez për të rifilluar ngjitjen një nga një të shkallëve drejt ëndrrës së tij. /vipsport.al/

more recommended stories