sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Gjasula nis punën në klubin e ri, menjëherë në stërvitje me Hamburgun

Ndërsa disa kampionate në Europë nuk kanë përfunduar ende aktivitetin e tyre si pasojë e pandemisë, në të tjera ka nisur puna për sezonin e ri. Një prej tyre është edhe kampionati gjerman, ku në klubin e Hamburgut në Bundesligën 2, këtë sezon do të ketë përsëri një futbollist të kombëtares shqiptare në përbëjen e tij.

Sot, që në ditën e pare të stërvitjes për sezonin e ri, Hamburgut i është bashkuar edhe Klaus Gjasula. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare nënshkroi me Hamburgun pasi u largua nga Paderborn në mbyllje të sezonit në tij të parë në Bundesligë. Futbollisti pritet të jetë pjesë e rëndësishme e klubit legjendar gjerman në tentativën për ta kthyer në elitë ndaj ka filluar që sot punën me pjesën më të madhe të skuadrës.

Në fakt, duke ndjekur protokollet e sigurisë shëndetësore, stërvitja e sotme te Hamburgu ka qenë vetëm me testet mjekësore dhe sallën e forcës të ndarë në grupe të vogla. Por e rëndësishme ishte të shihej gjendja e lojtarëve pas disa javëve pushime, duke llogaritur se kampionati gjerman ishte ndër të paktët që përfundoi në muajin qershor dhe u dha mundësinë lojtarëve që të shijonin një periudhë qetësie larg fushave të lojës. /vipsprot.al/