sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Gjasula: Helmetën e marr edhe në dush, 25 vjeç desha të tërhiqesha dhe të hapja lokal

Klaus Gjasula është një nga lojtarët shqiptarë më të përfolur gjatë sezonit të sapo mbyllur. Mesfushori provoi të luante një sezon në maksimumin e futbollit gjerman, Bundesliga. Ai ishte pjesë e Paderborn dhe nuk u largua pa lënë shenjë në elitë. Ai është lojtari me më shumë kartonë të verdhë (17) në histori brenda një edicioni të Bundesligas.

Ishte një nga më të mirët në fushë për Paderbornin dhe helmeta, që mban në kokë si masë mbrojtëse prej një dëmtimi të pësuar në fytyrë është kthyer në hit në Gjermani. Tashmë Gjasula do të jetë pjesë e Bundesliga 2 sërish, ku do të luajë me Hamburgun. Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për mediet gjermane. Ai tregon për rutinën me helmetën, lojën e ashpër dhe idenë e dikurshme për të lënë futbollin dhe hapur një lokal.

LOJA E ASHPËR- “Ka një sekret, edhe pse kam këtë stil loje të ashpër. Kur kisha në drejtim Riko Shmid, jam bërë edhe futbollisti që jam sot. Ai trajner më ka dhënë cilësitë që unë i kam edhe tani. Duke punuar me të, ai ka arritur që të më injektojë… më të keqen. Tani gjatë ndeshjeve unë futem në duele me forcë përballë kundërshtarëve, por fakti se ndërhyj fort dhe bëj lojë të ashpër, nuk do të thotë që unë nuk mund të luaj dot futboll cilësor”.

“MIRUPAFSHIM FUTBOLL”– “Kur isha 25 vjeç, kam menduar për pak kohë që të lë futbollin. Në pak kohë kisha në plane që të hapja një lokal me një mik. Mirëpo, në këtë moment të karrierës, kam ende qëllime dhe objektiva të rëndësishëm për të arritur. Gjatë gjithë karrierës sime, kam kaluar çdo etapë, duke qenë nga pikat më të ulëta të futbollit deri në këto nivele. Ka qenë e vështirë, por nuk u dorëzova kurrë”.

HELMETA– “E marr edhe në dush. Sigurisht e heq para se të lahem”, përfundon me shaka mesfushori i kombëtares sonë. /vipsport.al/