sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Gega nis punën te Kukësi, COVID-19 çon ekipin në “shtëpinë” e trajnerit

Kukësi ka nisur sot punën për të përgatitur pjesëmarrjen në Ligën e Europës, duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega, i cili firmosi pak ditë më parë me verilindorët. Tekniku është prezantuar sot për herë të parë me lojtarët e skuadrës, duke nisur zyrtarisht përgatitjet për arenën ndërkombëtare.

Ai ka four me lojtarët para filimit të stërvitjes duke u kërkuar përkushtim për të arritur objektivat e klubit. Më pas, kanë bërë prezantim para ekipet edhe blerjet e reja të kuksianëve, të cilët i janë bashkuar në këtt ditë nënkampionëve të Shqipërisë.

Stërvitja do të vijojë edhe nesër në Tiranë, ndërsa pas fundjavës, ekipi do të zhvendoset drejt vendlindjes së Gegës, në Tropojë. Në pamundësi për të dërguar skuadrën jashtë Shqipërisë si pasojë e situatës me COVID-19, është preferuar një lokalitet në vendin toën që ofron kushte klimaterike më të përshtatshme dhe temperatura më të ulëta në këtë periudhë të vitit. Stërvitja do të kryhet në fushën e Valbonës, e cila ka kushtet e përshtatshme për pjesën e parë të përgatitjeve për pjesëmarrjen në Europë. /vipspot.al/