sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Gazetarët e ngacmojnë për shkarkimin, Sarri: Nuk i kemi drejtuesit amatorë

Mauricio Sarri është gjithmonë nën vëzhgim, edhe pse i dha titullin kampion Juventusit. Prova e vërtetë e tij do të jetë Liga e Kampioneve dhe kualifikimi përballë Olimpik Lionit, i detyrueshëm për klubin që kërkon me çdo kusht të shkojë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, për të synuar më pas trofeun.

Por Sarri nuk e ndjen me sa duket këtë trysni dhe i ngacmuar nga gazetarët nëse mendonte se kjo mund të ishte ndeshja e fundit me Juventusin, ai është përgjigjur flakë për flakë.

“Jo, dhe mendoj se me këtë pyetje po trajton si amatorë drejtuesit tanë. Ata nuk bëjnë vlerësime mbi një ndeshje të vetme apo një episod, dhe nëse do të ketë një vlerësim e ndryshim, do ta bëjnë pavarësisht rezultatit të ndeshjes së nesërme. Me këtë pyetje që bën, po thua se ata janë tifozë dhe zgjedhin në bazë të emocioneve të momentit”, ishte përgjigja e Sarrit. /vipsport.al/