sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Gafa e autoriteteve në Angli, lejuan pilotin e infektuar të Formula 1 që të kthehej në gara

Serxhio Perez do të mungojë edhe në garën e radhës të këtij sezoni në Formula 1, pasi piloti meksikan ka rezultar pozitiv ndaj COVID-19. Ai mungoi edhe në garën e javës së kaluar në Silverston e do të shohë nga TV edhe atë të kësaj fundjave në të njëjtën pistë.

Por çështja e Perez është kthyer në objekt polemikash, pasi autoritetet shëndetësore në mënyrë të papritur i dhanë leje atij që të kthehej në pistë. Ai kishte kaluar 7 ditë në karantinë dhe sipas autoriteteve të kontrollit shëndetësor në Angli, kaq mjaftonte që ai të vijonte jetën e tij sportive normalisht.

Por para se të fillonin provat e lira të ditës së sotme, skuadra e tij, Resing Point, konfirmoi se Perez kishte rezultuar pozitiv edhe në testin e fundit. Ndaj në vend të tij, në garë do të ishte gjermani Niko Hulkenberg. Skuadra mendon se Perez është infektuar gjatë një vizite javën e kaluar në Meksikë, ku po takonte famljarët e tij nga të cilët ishte shkëputur prej disa javësh për shkak të izolimt. /vipsport.al/