sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Futbolli shqiptar kthehet pa u mbyllur gushti, zbulohet plani i FSHF për rifillimin e kampionatit

Pandemia dhe spostimi i aktiviteve sportive për shkak të saj kanë bërë që të revolucionarizohen thuajse plotësisht kalendaret futbollistikë dhe në këtë vit, do të ketë shumë pak, ose aspak pushim për skuadrat shqiptare. Jo vetëm për ata që luajnë në Europë, të cilat pas 2-3 javësh do ta shohin veten në fushën e lojës, por edhe për ekipet e tjera, pasi FSHF mendon që të nisë shumë shpejt edicionin e ri.

Sipas planit paraprak të FSHF, aktivitetet do të nisin që në fundin e muajit gusht, me SuperKupën e Shqipërisë, që sheh të përballen përsëri Tiranën kampione me Teutën që është fituese e Kupës. Sipas planit, dy skuadrat do të ndeshen mes tyre më datë 30 gusht, për të hapur edicionin e ri.

Por më pas nuk do të ketë menjëherë kampionat, pasi do të jetë ndalesa e ndeshjeve të kombëtareve në dy javët e para të shtatorit. Plani parashikon që java e parë e Superiores të luhet në fundjavën e 12/13 shtatorit, ashtu siç e ka planifikuar pjesa më e madhe e kampionateve në Europë, për të nisur një sezon që parashikohet të jetë i ngjeshur e me ndeshje që do të vazhdojnë të luhen me ritëm të çmendur çdo tre ditë për të respektuar afatet. /vipsport.al/

more recommended stories