sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Frikë se i arratiset si Nejmar, Barcelona blindon me klauzolë yjesh talentin Ansu Fati

Barcelona ka gjetur që tani yllin e të ardhmes, atë që do të jetë lideri i projektit katalanas kur nga radhët e këtij klubi do të largohet Lionel Mesi. Ansu Fati është kthyer në lojtarin që të gjithë në klub shohin si emrin i cili do të mund të mbajë trashëgiminë e rëndë të argjentinasit në të ardhmen dhe garantimi i qëndrimit të tij afatgjatë në klub është kthyer në prioritet.

Një problem për klubin është fakti se Ansu Fati ka një kontratë prej lojtari të akademisë, të cilën në fakt e rinovoi në fund të edicionit të kaluar, deri në vitin 2022, me një klauzolë largimi që shkon në 170 milionë euro.

Por në klub duan të sigurohen që lojtari nuk do të largohet ashtu siç bëri disa vite më parë Nejmar, duke paguar një shifër të tillë në arkat e klubit. Për këtë arsye, po mendohet që të rinovohet përsëri kontrata, këtë here me një marreveshje të re financiare që parashikon një rrogë më të lartë për të, por edhe me një klauzolë largimi që do të jetë e ngjashme me ato të yjeve të skuadrës së parë, prej rreth 400 milionë eurosh. Bisedimet kanë filluar dhe duken pranë finalizimit. Kështu Fati do të jetë i “blinduar” për shumë vite dhe klubi mund të mendojë qetësisht që të rritë lojtarin e që ai të mësojë sa më shumë nga vitet përkah Mesit. /vipsport.al/