sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

FOTO / Shtohet firma që mungonte në dokument, tani ka unanimitet për bojkotin e Superiores

Klubet e Kategorisë Superiore tani janë unanimisht të vendosura për të bojkotuar sezonin e ri futbollistik që pritej të fillonte më 12 shtator. Në mbledhjen e djeshme kishte 9 klube nga 10 që firmosën, pasi aty mungonte përfaqësuesi i Teutës, Edmoind Hasanbell.

Ky i fundit ka firmosur sot dokumentin e nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e klubeve të tjera, duke e kthyer këtë në vendim unanim të pjesëmarrësve të Ligës, të cilët janë udhëhequr nga FSHF në këtë iniciativë.

Klubet kanë katër kërkesa që duan t’u përmbushen për të rifilluar normalisht aktivitetet sportive:

  1. Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.
  2. Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit me TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.
  3. Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.
  4. Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite. /vipsport.al/