sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

FOTO/ Shkëndija vazhdon me triumfet në miqësore, Bruno Dita zbret në fushë i veshur kuqezi

Prej javësh Shkëndija e Tetovës ka nisur përgatitjet për sezonin e ri të futbollit maqedonas. Kuqezinjtë ditën e djeshme kanë zhvilluar miqësoren e katërt në radhë. Kundërshtari ishte skuadra modeste e Bregalnica, e cila nuk mundi t’i bëjë ballë fuqisë së tetovarëve dhe u dorëzua në fund, me shifrat, që u fiksuan në 0-2 për djemtë e Ernest Gjokës.

Golat erdhën të dy në pjesën e dytë, me Agim Ibraimi, i cili hapi sfidën në minutën e 58 dhe Leard Sadriu mbylli ndeshjen me rrjetën e tij në minutën e 82. Kjo ishte fitorja e tretë e Shkëndijës në katër miqësoret e zhvilluara deri tani, ndërkohë, që hapin e vetëm fals kanë një barazim 1-1 ndaj Makedonija Xhorxhe Petrov.

Përveç fitores, skuadra tetovare në këtë ndeshje gëzoi edhe debutimin e një prej afrimeve më të mira të merkatos. Bruno Dita hyri në lojë rreth minutës së 60, duke zbritur në fushë për herë të parë me fanellën kuqezi. Debutim me fitore për tiranasin, i cili pritet të marrë frenat e mesfushës në skuadrën e Ernest Gjokës. /vipsport.al/

Ndeshje miqësore

Bregalnica-Shkëndija 0-2
Shënues: Ibraimi 58′, Sadriu 82′