sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

FOTO / Kukësit i shpërbëhet reparti i sulmit, Valon Et’hemi konfirmon largimin: Më mbetet peng titulli

Kukësi i Skënder Gegës do të jetë shumë ndryshe nga ai i sezonit të fundit, sidomos sa i përket repartit të sulmit. Pas përfundimit të huazimit të Abazajt e konfirmimit të largimit të Shkurtajt, vjen një tjetër largim me shumë peshë nga radhët e verilindorëve.

Valon Et’hemi ka bërë të ditur se pas tre vitesh do të largohet nga kjo skuadër për të shkuar në një kampionat më të fortë. Me një postim në Instagram ai ka konfirmuar divorcin me Kukësin dhe vijimin e  karrierës së tij në një kampionat tjetër, duke mos mbetur pjesë e ekipit as për ndeshjet e Europës.

POSTIMI I VALON ET’HEMIT

Vlerësim dhe mirënjohje për tre vite me KF Kukësin

Faleminderit të gjjthë atyre që bënë të ndjehem te Kukësi si në shtëpinë time.

Mirënjohje e pafund për tifozët e Kukësit që më pranuan dhe bënë të ndjehem si pjesë e tyre

Faleminderit drejtuesve të klubit, menaxhmentit dhe gjithë trajnerëve me të cilët bashkëpunova tre vitet e fundit, për mundësinë e dhënë që të përfaqësoj Kukësin dhe të kontribuoj për tre vite rresht për fanellën e kësaj skuadre.

Vlerësim i pafund për bashkëlojtarët! Ata janë vëllezërit e mi. Të jetoja këtë aventurë bashkë me ata çuna më ka bërë të ndjej dashurinë e vërtetë për futbollin

Jam falemenderues dhe mirënjohës që pata mundësinë të isha pjesë e këtij klubi. Pengu i vetëm më mbetet fakti që nuk mundëm të fitojmë titullin kampion, por uroj Kukësi ta fitojë shumë herë në të ardhmen, duke filluar nga sezoni që pason.

Të nderuar miq në përgjithësi dhe tifozë të KF Kukësit në veçanti, për arsye profesionale kam vendosur të largohem për të provuar veten në një kampionat më konkures. Të dashur kuksianë, ishte kënaqësi të isha një prej jush. Do të mbetem gjithmonë tifoz i Kukësit dhe uroj shumë suksese në të ardhmen.

Tani është koha për një aventurë të re.

Me shumë dashuri, Valoni