sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

FOTO / Çudi në Shkodër, Vllaznia përgënjeshtron veten për portierin Sherri: Nuk rinovoi

As 24 orë më parë, Vllaznia deklaronte me bindje të plotë me një komunikatë se portieri Alen Sherri nuk do të largohej nga kuqeblutë, edhe pse klubi i Laçit kishte zytarizuar firmën me portierin e kuqebluve. Sot, klubi shkodran ka përgënjeshtruar veten, duke pranuar se Sherri nuk do të ishte pjesë e veriorëve dhe largohej si futbollist i lirë.

Pasi Laçi bëri të ditur se Sherri do u bashkohej kurbinasve, Vllaznia deklaroi se ky ishte lajm i rremë dhe se gjatë javës Sherri do të rinovonte kontratën. Por gjatë passites, klubi pranoi se pavarësisht kontakteve me futbollistin, ky i fundit nuk kishte pranuar asnjë prej ofertave nga Vllaznia.

DEKLARATË PËR SHTYP

Klubi i Futbollit “Vllaznia” njofton opinionin publik se gjatë gjithë ditës së djeshme dhe sot paradite ka qenë në kontakte të vazhdueshme me sportistin Alen Sherri duke i ofruar atij kushte financiare disa herë më të larta nga ato të sezonit të kaluar, ndonëse aktivizimi i tij nuk ka qënë i plotë, por me objektivin e vetëm për të përkrahur elementët e rinj në zhvillimin e tyre profesional, për t’i dhënë mundësi aktivizimi në nivele më të larta.

Në mënyrë të drejpërdrejtë drejtuesit më të lartë të klubit dhe sponsori i Klubit “Vllaznia”, kanë rritur ofertën financiare duke pritur një përgjigje deri në mesditën e sotme, por lojtari nuk ka dhënë asnjë përgjigje, në asnjë rrugë komunikimi të mundshme.

Në kushte të tilla deklarojmë se ndërpresim negociatat me lojtarin Sherri. Klubi Futbollit “Vllaznia” dhe sponsori i ekipit kanë përmbushur çdo detyrim ndaj lojtarit në fjalë, prandaj mbeten të vendosur për të kërkuar përmbushjen nga ana e tij të të gjitha detyrimeve të formimit ndaj klubit kuqeblu, sipas rregulloreve të FSHF-së, UEFA- s dhe FIFA- s.

Kështu, Sheri do t’i bashkohet kurbinasve, për të vazhduar atje karrierën e tij, i bindur nga oferta e Laçit më shumë se ajo e qytetit të tij të vendlindjes që ka nisur një projekt të ri i cili po ndeshet me vështirësi që në hapat e parë. /vipsport.al/

more recommended stories