sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Formula 1 / Luis Hemilton i pandalshëm, “pole-position” në garën e shtëpisë

Luis Hemilton ia doli që të rikuperonte nga një rrotulim në pistë që ndaloi provat, për të siguruar vendin e parë në vijën e nisjes në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe në Formula 1, duke lënë pas shokun e skuadrës te Mercedes, Valteri Botas. Maks Verstapen do të niset nga vendi i tretë pas dy makinave Mercedes, ndërsa Niko Hulkenberg u eliminua gjatë pjesës së dytë të kualifikueseve, ku mori pjesë si zëvendësuesi i Serxhio Perez të Resing Point, i cili rezultoi pozitiv ndaj COVID-19.

Hemilton gaboi në mes të pjesës së dytë të kualifikueseve, duke hedhur zhavorr në pistë pasi makina e tij u rrotullua dhe detyroi që provat zyrtare të ndërpriteshin për të pastruar atë segment. Ai arriti të kthehej në prova, por mbeti pas shokut të tij të skuadrës i cili regjistroi kohën më të mirë para se të niste pjesa e fundit e kualifikueseve.

Hemilton bëri gjithçka mirë sapo filloi segmenti më i rëndësishëm i provave, duke regjistruar një kohë prej 0,15 sekondash më të shpejtë se Botas. Ky i fundi barazoi kohën e britanikut, por ishte shumë vonë, pasi Hemilton e kishte përmirësuar atë me më shumë se 3/10 e sekondës për të siguruar pole position numër 7 në karrierë në pistën e Silverston.

Sa u përket makinave Ferrari, Leklerk ia doli të ngjitej deri në vendien e katërt në vijën e nisjes, por me kohë shumë larg atyre të makinave Mercedes, ndërsa Sebastian Fetel do të niset nga vendi i 10 dhe me pak shanse për të qenë protagonist në këtë garë. /vipsport.al/