sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Flik: Mungon Koman, por kemi Kutinjon dhe Perisiç, Tiagon e kuptoj plotësisht

Bajern Mynih luan nesër ndeshjen e dytë të fazës së 1/8-ave ndaj Çelsit. Bavarezët nuk pritet të hasin vështirësi për shkak se kanë triumfuar ndeshjen e parë me shifrat 3-0. Megjithatë, kujdesi duhet gjithmonë minimal sepse të papriturat e futbollit nuk kanë kurrë fund. Në këtë ndeshje trajneri Hansi Flik nuk do të ketë të gatshëm një nga më të mirët, Kingsli Koman.

Francezi ka probleme fizike, por Flik nuk është aspak i shqetësuar për këtë mungesë sepse është i sigurt se Kutinjo dhe Perisiç mund të bëjnë po aq mirë sa francezi. Gjermani foli edhe Tiago, i cili pas fundit të aventurës në Champions League pritet të kalojë në Premier Ligë te Liverpuli.

“Koman nuk është i gatshëm për duelin me Çelsin. Kemi Perisiç dhe Kutinjo gati për ta zëvendësuar, kështu që jemi në rregull dhe të mbuluar në krahun e majtë të sulmit. Tiago? Ai ka luajtur në Spanjë për Barcelonën dhe në Gjermani me Bajernin. Nëse ka qëllim të provojë edhe një aventurë në Premier Ligë, do e kuptoja plotësisht“, u shpreh tekniku i bavarezëve. /vipsport.al/