sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Flik: Koman mund të luajë titullar, jemi gati për të sfiduar Leo Mesin

E sotmja nuk është një ditë normale për tifozët e futbollit sepse në fushë zbresin dy prej ekipeve më të mira të globit dhe do të diskutojnë me njëra-tjetrën një biletë në gjysmëfinale të Champions League. Bajerni dhe Barcelona përplasin brirët në Lisbonë në orën 21:00.

Gjermanët vijnë si favoritë, megjithëse diferenca është e vogël dhe në krahun tjetër ndodhet dikush që mund të jetë më “vrastar” se një ekip i tërë, Leo Mesi. Gjithsesi, tekniku i bavarezëve, Hansi Flik e merr me qetësi dhe shprehet se janë përgatitur për të sfiduar Barcelonën dhe Mesin.

KRAHASIIMI- “Nuk mund të krahasohen dy lojtarë. Robert është një qendërsulmues i nivelit botëror dhe me shumë cilësi, sidomos në zonën e rreptësisë. Ai garanton gola dhe asiste. Mesi është prej vitesh futbollisti më i mirë në botë. Nuk e di nëse do të shohim sërish një lojtar të tillë. Luajmë kundër Barcelonës dhe jo kundër Mesit. Jemi përgatitur për t’u sfiduar me argjentinasin”.

PLANI DHE TITULLARËT- “Duhet të luajmë si skuadër, djemtë duhet të kenë parasysh dy gjëra: të bëjnë presing lart dhe ka rëndësi të madhe të fitojmë duelet një kundër një. Koman është gati dhe pritet të luajë. Ai ndodhet në formën e tij më të mirë dhe mund ta nisë si titullar. Tiago? Të gjithë jemi të përqendruar te Championsi, e njëjta gjë vlen edhe për Tiagon”, u shpreh Flik. /vipsport.al/