sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Finalja e Kupës së Shqipërisë, si ajo e Francës. FSHF kërkesë për ta luajtur me tifozë

Një stadium i boshatisur nuk mund të jetë asnjëherë i bukur, ashtu si edhe loja që prodhohet në fushë dhe pavarësisht kualiteteve të skuadrave, nuk mund të mbërrijë në nivelin e duhur duke qenë se entuziazmi i tifozëve është unik.

Një atmosferë të vakët po përpiqet ta shmangë FSHF, e cila i ka bërë kërkesë instancave shtetërore që finalja e Kupës së Shqipërisë, mes Tiranës dhe Teutës në stadiumin Air Albania, të luhet me një numër të limituar tifozësh. FSHF ka marrë si pikë referimi finalen e Kupës së Francës, e cila është luajtur me një numër të limituar spektatorësh për t’i dhënë entuziazmin e duhur një ndeshje futbolli.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse do të aprovohet kërkesa e Federatës, për ta mbyllur sezonin me një stadium që nuk hesht. /VipSport.al/