sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

“Final 8” dhuron spektakël në Champions por Çeferin frenon: Nuk besoj se do të përsëritet më

Tifozët e futbollit po përjetojnë një Ligë Kampionesh më ndryshe nga ajo e edicioneve të kaluara, spektakël dhe emocione të garantuara nga fakti se kualifikimi i ndeshjeve vendoset me një sfidë teke. Por presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, mendon se ky do të jetë rasti i vetëm kur mund të shohim një aktivitet të tillë, pasi do të jetë thuajse pamundur që të ripërsëritet në të ardhmen.

“Kjo me “Final 8” mund të jetë një formë interesante për të ardhmen, edhe pse nuk besoj se mund ta aplikojmë përsëri, pasi kalendari i aktiviteteve është shumë i ngjeshur”, tha ai duke folur nga Lisbona ku po zhvillohen ndeshjet e çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve e ku do të luhen më pas edhe gjysmëfinalet e finalja e madhe.

“Nuk shoh mënyrë se si mund të organizojmë një turne që zgjat dy javë në maj, mendoj se është e pamundur. Deri në mars nuk kishim plane e që atëherë jemi munduar të studiojmë alternativa të ndryshme. Ndaj do të jemi në gjendje që të përshtatemi edhe në të ardhmen, pasi bota nuk do të ndalet së rrotulluari përgjithmonë për shkak të këitj virusi”, ishin fjalët e Çeferin. /vipsport.al/