sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Emri i Ismajlit del përsëri në skenë në Serinë A, ka pretendentë për mbrojtësin

Ardian Ismajli nuk e mbylli siç do të kishte dashur sezonin në Kroaci me Hajduk Split, një dëmtim e la atë jashtë ndeshjeve të fundit të kampionatit dhe ai pa si spectator se si skuadra e tij humbi mundësinë që të shkonte në Ligën e Kampioneve, duke ia dorëzuar vendin e dytë Lokomotiva Zagrebit.

Por kjo duket se nuk ka ulur vlerësimin që kanë në Itali për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare pasi atje vazhdon të ketë interesim të madh për të. Pak kohë më parë ishte trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ai i cili tregonte se Ismajlin e kishte monitoruar dhe e kërkonte Benevento. Tani, në skenë për të kthehet përsëri Bolonja.

Sinisha Mihajloviç kërkon një qendërmbrojtës që të mund të adaptohet si me 3 në prapavijë, ashtu edhe me 4 dhe Ismajli është një nga profilet që po ndjek me interes, sigurisht më ekonomiku mes opsioneve që mund të përballojë klubi i tij. Bolonja ka vënë prioritet disa zgjedhje të tjera për mbrojtjen, por mediat italiane theksojnë se për momentin nuk ka mundësi që të bëjë shpenzime të mëdha për emra si Lianko, ndaj Ismajli kthehet një prej varianteve më interesante për klubin e Serisë A. /vipsport.al/