sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Eksluzive: Telushi një hap larg Kukësit, mesfushori në zyrat e klubit verilindor

Ardhja e Skënder Gegës te Kukësi i ka dhënë një tjetër drejtim merkatos së klubit blu. Tropojani ka dalë kampion me Partizanin një vit më parë dhe ka benjaminët e tij atje, ndonjë prej të cilëve do tentojë ta afrojë te Kukësi. Madje bëhet me dije se klubi verilindor është një hap larg afrimit të njërit prej më të mirëve të Partizanit gjatë viteve të fundit.

Bruno Telushi është parë në zyrat e klubit verilindor ditën e sotme, ku është takuar me drejtuesit e Kukësit dhe po diskuton mbi bashkëpunimin mes tyre. Kontrata e tij me Partizanin ka përfunduar prej javësh dhe rinovimi me të kuqtë nuk ka ardhur ende. Ky fakt e dërgon vlonjatin të shohë edhe për skuadra të tjera dhe duket se nënkampionët kanë plotësuar kushtet e tij.

Së shpejti pritet të kemi konfirmimin e kësaj marrëveshje, e cila duke parë se lojtari është paraqitur në ambientet e klubit, është drejt suksesit. Projekti i ri i Partizanit me Ilir Dajën duket se nuk e ka bindur Telushin, i cili do të bashkohet sërish me Gegën dhe bashkë do provojnë të rikthejnë titullin kampion në Kukës. /vipsport.al/

more recommended stories