sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Egnatia nis rinovimet, nga porta nis skuadra e re

Egnatia ka nisur që të mendojë për sezonin e ardhshëm, e madje krahas stadiumit të ri dhe aneksit, në skuadër janë duke menduar edhe për stafin dhe lojtarët. Por, më parë janë duke rinovuar me titullarët dhe ata që kanë lënë gjurmë në kampionatin e shkuar.

Në Rrogozhinë janë duke i marrë me radhë dhe duket se çdo gjë fillon nga porta, me Klevis Hasanbellin dhe të riun Memolla, që ka moshë të luajë edhe me të rinjtë në sezonin e ardhshëm. Po synohet që edhe disa titullarë të rinovojnë brenda javës që vjen për t’iu bërë pjesë e projektit për ta çuar Egnatian në elitë, çka do të përkonte me një rikthim pas një dekade e gjysmë.

Por, jo vetëm, drejtuesit janë duke negociuar edhe me trajnerë, ashtiu sikurse kanë në planet e tyre edhe lojtarë të njohur, nga tregu vendas dhe i huaj…

E.S./Vipsport.al/