sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Egbo: Edhe më parë ka pasur sherr te Tirana, shqiptarët nuk janë më racistë se të tjerët

Tirana bëhet gati për ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë e ndarë mes festës dhe disa problemeve të vogla që kanë trazuar ambientin bardheblu. Zënka mes Morinës dhe Kobinah ka tensionuar ditët para finales dhe trajneri Egbo ka qenë i shqetësuar për faktin se çdo gjë ishte bërë publike në media, jo edhe aq për atë që kishte ndodhur, siç shpjegoi në konferencën e sotme për shtyp.

Para një finale Kupe, sa e do Tirana këtë trofe?
E kemi vlerësuar maksimalisht. Çunave u kam thënë që Kupa është objektivi i dytë i klubit që nga fillimi i sezonit. Do jetë jashtëzakonisht e bukur që në 100-vjetorin e klubit të marrim edhe kampionatin edhe Kupën e Shqipërisë. Emri i tyre do mbetet në historinë e klubit. Nuk e shoh vetëm si një Kupë, por ka shumë gjëra brënda. Duhet ta fitojmë pasi më pas fillojnë shumë gjëra të bukura. Me marrjen e kësaj Kupe, objektivi i klubit dhe ai individual është arritur.

Mendoni se festa ju ka dëmtuar pak?
Kemi 4 ditë që përgatitemi. Me çunat e biseduam që do të festojmë atë ditë dhe më pas të përgatitemi për finalen e Kupës. Besoj se nesër çunat do të jenë në maksimumin e tyre dhe me kismetin e Zotit shpresojmë ta fitojmë ndeshjen.

Nga organika e ekipit kë nuk keni gati, pasi ka shumë lojtarë në pikëpytje?
Deri nesër do të shohim ata që janë gati për ndeshje. Normalisht që kur vjen fundi, të gjithë janë të lodhur pasi kanë luajtur çdo 3-4 ditë. Është normale të ketë lodhje dhe dëmtime, prandaj disa lojtarë si Muçi që ka probleme, apo Doka dhe disa lojtarë të tjerë. Besoj se do jenë gati për ndeshje.

Përsëri grushta në stërvitje, çfarë ndodhi?
Ishte një keqkuptim. Gjëra që ndodhin në çdo familje. Që kur kam marrë drejtimin e skuadrës jemi munduar që t’i ruajmë gjërat të mos dalin jashtë e t’i zgjidhim si familje, si vëllezër. Më keq se ka ndodhur edhe më përpara, por nuk i kanë marrë vesh, pasi i kemi zgjidhur brënda familjes.

Dukeni më i mërzitur se ka dalë si lajm sesa për atë që ka ndodhur…
E thashë që në çdo familje ka zënka, mes prindërve dhe fëmijëve. Më tregoni një familje pa probleme brënda saj apo një familje që rri 1 apo 2 vite pa sherre. Njerëzit zihen dhe sqarohen. Nuk ka pasur grushta, por shtyrje. E rëndësishme është që dy lojtarët u sqaruan me njëri-tjetrin pa ndërhyrjen e stafit apo ndonjë lojtari tjetër. Të arrihet kjo, ka shumë domethënie. Kjo tregon që ekipi ka harmoni, tolerancë mirëkuptim midis njëri-tjetrit. Këtë duhet të shohim, jo atë që ka ndodhur. Kjo më jep shumë shpresë në këtë ekip.

Është bërë bërë maratonë çështja e racizmit. Mund të na e sqaroni për herë të fundit çfarë ka ndodhur?
Kam tentuar ta sqaroj sa më tepër. Ata që e kanë marrë për interesa të vetat apo për lajme, unë mendoj se jam më shumë shqiptar se ata. E dua këtë vend dhe dëshira ime është të përmirësohemi sa më shumë. Une kam 20 vite në Shqipëri. Kjo është shtëpia ime. 99 shqiptarë nuk mund të ndëshkohen për veprimin e një tjetri.

Kur ka ndodhur ky episod?
Është shumë kohë përpara. Për mua është e mbyllur. Ajo pyetje më është bërë edhe nga gazetarë shqiptar edhe në studio televizive, a ka apo nuk ka racizëm. Nuk ka askush shans të thotë që shqiptarët janë më racistë se vendet e tjera. E kam sqaruar që ka njerëz të këqinj dhe njerëz të mirë, ashtu si dhe në vendin tim në Nigeri. Shqiptarët më kanë trajtuar mire, më kanë respektuar dhe jam ndjerë komod. Nëse shqiptarët do ishin racistë, sipas atyre që e kanë nxjerrë nga konteksti, unë nuk do isha trajner i Tiranës. Unë nuk jam njeri i polemikave, por e kanë nxjerrë nga konteksti. Nuk mund të bëhem hipokrit por i drejtpërdrejtë si gjithmonë.

Edhe Teuta feston 100 vjetorin. Çfarë keni ju më shumë se kundërshtari për ta fituar këtë Kupë?
Përderisa fituam kampionatin, kemi vetëbesimin dhe një shtysë për ta fituar edhe Kupën. E dimë që kundërshtari e ka vlerësuar maksimalisht pasi kanë 100-vjetorin, por shpresoj të japim 100% tonë. Kjo është më e rëndësishme.

Mediat në Nigeri e kanë pasqyruar shumë këtë arritje. Keni qenë në qendër të vëmendjes se opinionit sportiv. Çfarë domethënie ka kjo për ju?
Ka shumë domethënie pasi unë nuk e dija. Kam qënë i përqendruar vetëm tek puna dhe klubi. Tirana është klubi më i madh në Shqipëri ku kam dhënë shumë. Kam fituar kampionat, Kupë dhe Superkupë si lojtar dhe klubi që dua më shumë. Nuk e dija që jam trajneri i parë afrikan që fitoj një titull kampion në Europë. Unë thjesht kam bërë punën time. Nuk merrem me statistika apo objektiva individuale. Jam bashkëpunëtor për të arritur objektivin e klubit pasi kjo është më e rëndësishme. Duke punuar për objektivin e klubit, kam arritur dhe një objektiv personal të cilin nuk e dija se ekziston. Prandaj mediat atje e kanë zbuluar dhe duke filluar nga presidenti, qeveria dhe tëgjithë më kanë uruar dhe është dicka jashtëzakonisht e mirë. Por unë jam prapë i njëjti. Me ndihmën e Zotit kam arritur këtë sukses dhe siç kam qënë më përpara ashtu do jem përsëri, gjithmonë me këmbë në tokë. /vipsport.al/

more recommended stories