sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Egbo: E kemi mundur një herë dhe mund ta bëjmë sërish, Dinamo Tbilisi më e avantazhuar se ne

Tirana ditën e djeshme mësoi kundërshtarin e raundit të parë eliminator të Champions League. Bardheblutë do të kenë përballë Dinamo Tbilisin, ndeshje, që do e luajnë në Gjeorgji.

Në lidhje me këtë sfidë ka folur tekniku i bardhebluve, Emanuel Egbo. Ai nuk harron të kujtojë se dikur si futbollist e ka mundur Dinamo Tbilisin, por shprehet se ata janë të avantazhuar sepse janë në aktivitet dhe kryesojnë kampionatin vendas.

“Të gjitha skuadrat që kanë dalë kampione këtë sezon janë ekipe shume të forta. Ne do të luajmë në transfertë dhe jo në Tiranë. Vështirësia rritet edhe më tepër. Ne kemi luajtur ndaj Dinamos kur unë isha futbollist. Kjo ka shumë kohë, por përsë janë një kundërshtar për tu respektuar.

Ata janë të avantazhuar pasi janë në aktivitet. Kjo është një armë plus për ta. Fakti që ata janë në vendin e parë u jep gjithashtu besim nga ana psikologjike. Mirëpo, unë kam ndjesi shumë të veçantë sepse jemi kualifikuar një herë dhe mund ta bëjmë përsëri. Jemi në merkato për të marrë lojtarët që na nevojiten dhe për të realizuar objektivin që ne kemi”, u shpreh Egbo. /vipsport.al/

more recommended stories