sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Edhe Majoral, edhe Muriqi, Lacio bën ofertën e parë zyrtare për bomberin e Kosovës

Lacio e këtij sezoni ka qenë super, por ajo e vitit të ardhshëm mund të jetë akoma më e mirë. Tare e Lotito duan ta ngjisin klubin në një tjetër nievl dhe po mundohen të arrijnë lojtarë si David Silva, Pedro, Borja Majoral, apo Muriqi. Teksa për dy të parët janë akoma në bisedime, 23-vjeçari madrilen është shumë pranë italianëve.

Megjithatë, Tare dëshiron edhe një tjetër sulmues dhe ka nisur të punojë për të sjellë në “Olimpico” Vedat Muriqin. Bomberi i Kosovës është një nga më të mirët në Turqi dhe Fenerbahçe e lë të lirë vetëm në këmbim të të paktën 20 milionë eurove. Muriqi nga ana e tij nuk e shtyn klubin për një largim dhe i ka lënë dorë të lirë veprimi.

Në Turqi flasin se gjigantët nga Stambolli mund ta shesin sulmuesin për të zeruar humbjet financiare prej pandemisë. Lacio duket si alternativa më e mirë, duke qenë se italianët luajnë në Champions dhe Muriqi nuk ka mundësi ta bëjë këtë me Fenerbahçen, por as me Totenhem, që e kërkon prej kohësh. Igli Tare e di mirë këtë dhe po mundohet ta shfrytëzojë mundësinë.

“Bein Sport” raporton se italianët kanë bërë ofertën e parë zyrtare në drejtim të Fenerbahçes, e cila konsiston në 18 milionë euro. Ky propozim është refuzuar nga turqit, por bisedimet vazhdojnë dhe pritet të kemi së shpejti hapa më të mëdha, që e çojnë Muriqin në Serie A. /vipsport.al/