sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

E mbylli si kapiten, Jashanica përshëndetet me Skënderbeun: 7 vitet më të bukura të karrierës

Bajram Jashanica e ka mbyllur si kapiten karrierën e tij në radhët e Skënderbeut, duke i dhënë lamtumirën klubit korçar për të firmosur me Ballkanin në Kosovë. Por në një postim në rrjete sociale, ai nuk ka ngurruar të shprehë emocionet e tij për këtë lamtumirë pas 7 vitesh në Korçë, ku ishte kthyer në një vendas e qytet nga i cili nuk u shkëput as gjatë periudhës kur u pezullua nga FIFA.

“Faleminderit Korça dhe KF Skënderbeu. Gjithmonë ndarja është e vështirë. Këto 7 vite ishin momentet më të bukura të karrierës sime deri tani dhe unë nuk do i harroj kurrë çfarë kaluam së bashku. Dua të falënderoj në radhë të parë të gjithë shokët e skuadrës, presidentin e ekipit Ardjan Takaj, dhe tifozët korçarë që në çdo moment, të mirë apo të keq, me kanë përkrahur vazhdimisht. Një falënderim të veçantë kam për gjithë trajnerët dhe në veçanti Profesor Ilir Daja”, ishin fjalët e Jashanicës.

Mbrojtësi arriti kulmin e karrierës me klubin korçar në vitin 2018, kur shkëlqeu me të edhe në Ligën e Europës dhe për disa muaj u kthye në nëj pikë fikse në rreshtimin e përfaqësues së Kosovës. /vipsport.al/