sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

E kryer! Kontratë trevjeçare dhe avion e shofer personal, mesfushori transferohet te Lacio

Lacio është shumë pranë konfirmimit të një prej lëvizjeve më të bujshme të merkatos. David Silva ka arritur marrëveshjen me Igli Taren dhe Lotiton dhe kësaj lëvizje i ka mbetur vetëm zyrtarizimi. Këtë lajm e konfirmoi edhe babai i David Silvës, i cili u shpreh se djali i tij është gati për një tjetër eksperiencë të madhe në Serie A.

Dilema e kualifikimit në Champions League u zgjidh me eliminimin e Romës dhe tani gjithçka është në rregull. “Sky Sport” raporton se 34-vjeçari do të zyrtarizohet të hënën e ardhshme si afrimi më i ri i Lacios, teksa pas përfundimit të aventurës së Sitit në Champions League, Silva do të prezantohet në “Olimpico”.

Kujtojmë se mesfushori vjen si lojtar i lirë dhe do të firmosë kontratë për tre vite me Lacion, nga e cila do të përfitojë rreth 4 milionë euro në sezon. Përveç pagës, Lacio do i vendosë në dispozicion një avion privat dhe një shofer personal për t’i shërbyer atij dhe familjes. Trajtim prej mbreti për Silvën, i cili do të jetë një element i rëndësishëm për Lacion sezonin e ardhshëm. /vipsport.al/