sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

E kryer! I nënshtrohet vizitave mjekësore, transferimi i parë i Guardiolës është Ferran Torres

Largimi i Leroi Sane dhe David Silva lë jo pak hapësira për ekipin e Guardiolës dhe të paktën një blerje është e detyrueshme për të mos humbur forcën. Ferran Torres do të jetë blerja e parë e kësaj vere për “Qytetarët”. Talenti i Valencias nuk pranoi të rinovonte me spanjollët kontratën, që përfundon verën e ardhshme dhe klubi u detyrua ta shesë edhe kundrejt një shifre më të ulët.

Mediet spanjolle raportojnë se Mançester Siti do të pagujë 23 milionë euro “CASH” menjëherë e më pas vlera e këtij operacioni mund të rritet me 12 milionë të tjera në varësi të paraqitjeve të talentit spanjoll. Bëhet me dije se Torres do të kryje vizitat mjekësore në Barcelonë, për shkak se nuk mund ta bëjë këtë në Angli, prej rregullave të karantinimit të vendosura në ishull për udhëtarët nga Spanja.

Menjëherë pas kësaj pritet zyrtarizimi i talentit, që ishte objektiv i një sërë klubesh, por Guardiola kishte besimin dhe projektin më të vlersuar nga 20-vjeçari, i cili zgjodhi të luajë krah yjeve të tjerë të Mançester Sitit. Torres do të firmosë kontratë afatgjatë për 5 vitet e ardhshme dhe pritet të jetë një pikat kyçe të së tashmes dhe të ardhmes së skuadrës angleze. /vipsport.al/