sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

E kryer! Ajeti është i gjigantëve skocezë, sulmuesin e bind trajneri

Eksperienca e Albian Ajetit në Angli nuk pritet të vazhdojë pas kësaj vere. Ky sezon te Uest Hem nuk ka shkuar aspak mirë dhe sulmuesit i duhet të gjejë një skuadër, ku të luajë më shumë dhe duket se klubi do ia japë këtë mundësi. 23-vjeçari zbriti shumë pak herë në fushë dhe nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës.

Largimi nga Uest Hem është i pashmangshëm dhe së shpejti pritet të zyrtarizohet kalimi i tij te skocezët e Selltik. Entoni Xhozef, gazetari i “Sky Sport” raporton se marrëveshja është në prag të mbylljes. Bëhet fjalë për transferim në formën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit të ardhshëm.

Neil Lenon, trajneri i Selltik, ka zhvilluar biseda konkrete me agjentin e lojtarit dhe Ajeti është bindur të kalojë te gjigantët skocezë. Pritet që gjithçka të mbyllet në fillim të javës së ardhshme. Ajetit do i sigurohet një rol i rëndësishëm në sulm dhe në rast se sulmuesi shqiptar i Zvicrës ambientohet, sezonin e ardhshëm do të jetë plotësisht i skocezëve. /vipsport.al/