sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

E kërkojnë në tre kampionate, merkato çon Rashicën në… tribunë

Është një nga emrat më të kërkuar në merakto, por Milot Rashica e ka nisur sezonin si një spektator në tribune. Ky është vendimi që ka marrë Verder Bremen duke parë situatën e futbollistit, i cili kërkohet nga klube të ndryshme, por për momentin nuk ka asnjë ofertë që kënaq drejtuesit e tij.

Në ndeshjen miqësore ndaj Braunshvajg, Rashica nuk ishte as në formacion e as në stol, por u ul në tribunë dhe ndoqi nga aty shokët e skuadrës së tij, ndonëse nuk kishte asnjë problem fizik. ”E vendosëm bashkë me Milotin për këtë ndeshje, si pasojë e situatës së tij dhe një ndryshimi të mundshëm të klubeve”, tha trajneri Florian Kohfeld.

E përkthyer më ndryshe, Verder Bremen nuk dëshiron që të rrezikojë një dëmtim të mundshëm të Rashicës dhe të hedhë në erë një transferim që do të mbushë arkat e klubit. Në negociatat aktuale, Lajpcig ka ofruar 15 milionë euro dhe 3 milionë bonus, por Verderi kërkon të paktën 20. Ndërkohë, , ka interes nga klube të Serisë A dhe Aston Vila në Angli, por asnjë prej tyre nuk ka bërë ofertë konkrete si çerekfinalisti i Ligës së Kampioneve. /vipsport.al/

more recommended stories