sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

E ardhmja e Sarrit në dyshim, Juve po bisedon me një tjetër Mauricio

Mbrëmjen e djeshme Juventusi u eliminua nga Champions League vetëm në fazën e 1/8-ave. Fitorja 2-1 ndaj Lionit nuk mjaftoi dhe peshën e këtij eliminimi natyrisht e merr Mauricio Sarri. Italiani pre ditësh flitet për largimin nga Juve, por tani gjërat kanë nisur të jenë më serioze.

Gazetari i njohur italian, Alfredo Pedulla raporton se Juventus ka nisur punën për të zëvendësuar Sarrin dhe po bisedohet me ish-teknikun e Totenhem, Poçetino. Argjentinasi prej muajsh është shkarkuar nga stoli i londinezëve dhe ka qëndruar pushim.

Tashmë ai është gati të ndërmarrë një aventurë tjetër të rëndësishme. Juventusi dëshiron ta vendosë të krye të skuadrës dhe mësohet se kanë nisur kontaktet e para. Rruga është e gjatë, por argjentinasi është padyshim një nga kandidatët kryesorë për tu vënë në drejtim të kampionëve të Serie A. /vipsport.al/