sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

E ardhmja e Armando Sadikut në ajër, tani ka rival edhe Mario Balotelin

Armando Sadiku po i gëzohet ditëve të pushimt pas një sezoni që ka zgjatur më shumë se kurrë, ndërsa përgatitet për të ardhmen e tij shumë të pasigurt. Futbollisti është nën kontratë edhe për një vit me ekipin e Levantes, por në Spanjë e mendojnë të larguar nga klubi në fjalë i cili dëshiron ta shesë sulmuesin e përfaqësueses shqiptare.

Për Sadikun ka pasur interesim, por ende asnjë ofertë zyrtare për të blerë kartonin e tij. Mendohej fillimisht se ai do të transferohej në Greqi, ku e ndjek me interes Aris i Selanikut, por pak nga pak kjo pistë është zbehur dhe tashmë për transfeirmin në atë klub, ai ka një roival të fortë si Mario Baloteli.

Klubi grek kërkon një sulmues të mirë, por sidomos një emër të njohur që të shërbejë për imazhin e klubit e në këtë drejtim, investimi për Balotelin bëhet prioritar. Nëse do të arrihet akordi me sulmuesin italian, atëherë blerja e Sadikut do të bëhet e pamundur. Sulmuesi shqiptar do të ishte alternativë për klubin grek vetëm nëse do të dështonte marrëveshja me italianin problematik i cili bën shpesh më shumë lajm jashtë fushës së lojës sesa brenda saj. /vipsport.al/