sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

E ardhmja e Abazajt në ajër, polakët nuk bëhen të gjallë dhe Anderlehti i kërkon para

E ardhmja e Kristal Abazajt vazhdon të jetë ende plotësisht në ajër, pasi futbollisti nuk di me saktësi se ku do ta gjejë sezoni i ardhshëm. Në teori ai është përsëri futbollist i Anderlehtit, ku nuk e duan, ndërsa klubet që kishin shfaqur interes për të, nuk kanë bërë asnjë ofertë konkrete.

Abazaj u kthye në formën më të mirë në radhët e Kukësit duke u bërë protagonist me gola e asiste te verilindorët, ndaj mendohej se do të kishte shume shpejt oferta për të nga klube që donin të siguronin firmën e futbollistit të talentuar: Edhe Anderleht nuk ishte kundër, duke mos e pasur në plane futbollistin shqitar,

Por ekipi polak i Leçia Gdansk, që kishte shfaqur interes i pari për lojtarin shqiptar, nuk ka bërë ofertën zyrtare në klubin belg dhe ky i fundit as që ka ndër mend që të lërë lojtarin të largohet si futbollist i lire. Në mediat belge raportojnë se drejtuesit e Anderleht kanë vendosur që të kërkojnë para për kartonin e Abazajt, pasi duan të rikuperojnë një pjesë të shumës që shpenzuan për ta afruar atë në verën e vitit 2018.

Në një pasiguri të tillë, për Abazajn pritet të jenë vendimtare dy javët e ardhshme, kur përfaqësues të tij të detajojnë bisedime me klubet që kanë dëshirë të shtojnë në radhët e tyre futbollistin, pasi ky është afati që klubi i Anderkeht ka vendosur për të gjithë lojtarët që do të jenë në kërkim të një sistemimi të ri në verë. /vipsport.al/