sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Dy azere ose skuadra ndaj të cilës u bë i njohur Nuabueze. Laçi mëson kundërshtarët në short

Skuadra e Laçit ka mësuar kundërshtarët e mundshëm që do të ketë në shortin e nesërm në Ligën e Europës. Ekipi kurbinas, duke qenë në vazon e ekipeve më të dobëta, parashikohet që të ketë sifda më të vështira dhe ashtu rezultojnë të paktën në letër.

Rivalë të mundshëm për ekipin e Armando Cungut do të jenë dy skuadrat azere, Keshla ose Nefçi Baku. Të dy ekipe më të forta në letër në një kampionat i cili ka bërë investime të rëndësishem në vitet e fundit duke afruar lojtarë cilësorë.

Skuadra tjetër është një emër që i përket të kalurës së afërt europiane të Laçit, Hapoel Ber Sheva. Ekipi izraelit ishte ai që eliminoi kurbinasit që në raundin e parë në vitin e kaluar, me ndeshjet që përfunduan 1-1 dhe 1-0 për izraelitët. Pikërisht ndeshja e ndarë në barazim ishte ajo ku spikati për herë të parë Kirian Nuabueze, i cili gjeti rrugën e rrjetës dhe tregoi menjëherë se mund të bënte diferencën. /vipsport.al/