sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Duka: Shpresojmë të kthehemi me tifozë, kemi kombëtaren më të mirë të të gjitha kohëve

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ka cilësuar pozitiv faktin që futbolli shqiptar mbylli edicionin në fushnë e lojës. Për “SuperSport” pas finales së Kupës ai deklaroi se trofeu i Teutës ishte i merituar si titulli i Tiranës, ndërsa foli edhe për kombëtaren e cila kthehet pas një muaji, duke e cilësuar më të mirën e të gjitha kohëve.

“Ky është një edicion i pazakontë që pati ngjarje negative që nuk varen nga futbolli siç ishte tërmeti apo pandemia, edhe më e dëmshme që e ndërpreu për një periudhë të gjatë e rrezikoi të mos rikthehej. Fakti që mbyllëm aktivitetet mund ta cilësoj pozitiv për futbollon tonë, që nuk mbetet viti bosh si ndonjë shtet tjetër. Mendoj që kemi bërë mirë, falënderoj futbollistët, trajnrët, polocinë, mjekët, mediat, të gjithë bashkë kemi përfunduar këtë edicion jo të zakontë, jo në një nivel të keq sportiv, por të kënaqshëm. Fituesit e kanë merituar, Tirana titullin e Teuta Kupën me atë që kanë dhënë, më vjen mirë që përkon me 100 vjetorin, do të jetë një titull që mbahet mend gjatë nga të dy klubet. Fitohen në një vit jubilar, në vitin 2020 pas janarit kanë bërë futboll të mirë dhe bindës. Teuta ka ndryshuar dhe më vjen mirë që shoh të rinj në fushë që premtojnë për të ardhmen e futbollit durrsak dhe shqiptar.

Më shumë më ka pëlqyer solidariteti rreth futbollit, mendimi për ta ndihmuar nga të gjithë ata që falënderova, që kanë qenë solidare me ne. Kjo më lë më shumë mbresa.

Do ishte më mirë të kishte një numër të limtuar tifozësh në shkallët e stadiumit duke respektuar distancimn fizik, ndoshta më mirë se lokale e sheshe të Tiranës. Kemi tentuar duke parë finalen e Kupës së Ligës në Francë ku edhe pse qeveria kishte deklaruar se nuk luhet deri më 1 shtator, u luajtën 2 finale dhe kishte spektatorë. Do të kishte qenë më mirë për tifozët, dhe ato siç edhe futbollistët kanë kaluar periudhë të vështirë, do të ishte festë e rikthim në jetën e përdtshme dhe sport. Por nuk u realizua, mbetet të urojmë që kurba të bjerë e të kthehemi në shtator mundësisht bashkë me spektatorët.

Kombëtarja? Jemi munduar t’i përshtatemi edhe me kombëtaren situatës, të bashkëpunojmë në kushte që na ka detyruar pandemia. Kem ruajtur lidhje virtuale bashkë për të mos prishur klimën e mirë të krijuar në ndeshjet e fundit, për t’u kthyer në shtator në Mnsk. Besoj se kemi ekipin më të mirë të të gjithë kohëve të Shqipërisë, kemi mundësi të bëjmë rezultat në çdo ndeshje të Ligës së Kombeve. Nuk mund të vendosësh rezultate me dorë në futboll, por mendoj që kemi mundësinë që të pretendojmë vendin e parë në grup”, tha Duka. /vipsport.al/

more recommended stories