sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Drita bën detyrën, në finale të turit paraeliminator të Ligës së Kampioneve

Drita nisi sot rrugëtimin e saj në Ligën e Kampioneve me pjesëmarrjen në turin paraeliminator të turneut, duke u ndeshur me Inter Eskaldes të Andorrës. Një ndeshje ku kampionët e Kosovës janë përballur me të papritura në Zvicër ku luhej takimi.

Fidan Gërbeshi ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 në testet e kryera nga UEFA e do të mungojë në këtë sfidë, bashkë me shokun e tij të dhomës, Bujar Shabanin. Ata janë izoluar me kërkesë të ndërkombëtarëve, duke bërë që Dritës t’i mungojnë dy elementë të rëndësishëm për sfidën gjysmëfinale.

Këto mungesa nuk u ndjenë shumë në ndeshje, pasi skuadra e drejtuar nga Nuhiu ia ka dalë të triumfojë përballë kundërshtarëve me një lojë shumë më të mirë ofensive. Golat e Shabanit dhe Namanit në pjesën e parë bënë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të Garcias.

Tanimë Drita kalon në finale ku do të ndeshet me Linkoln të Irlandës së Veriut, që mundi në ndeshjen tjetër të sotme Tre Fiori të San Marinos me shifrat 2-0.

Drita-Inter Eskaldes 2-1
23′ Xh. Shabani, 45’+3′ / 29′ Garcia

Drita: Maloku, B. Shabani, Limani, Cuculi, Blakçori, Namani, Vucaj, Fazliu, Xh.Shabani, Ajzeraj, Rexha.
Trajner: A. Nuhiu.

Inter Eskaldes: Gomes, Feher, Garcia, Rejes, Luna, Dona, Moreno, Grau, Soldevila, Meles, Bruninjo.
Trajner: A. Baines