sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Do rigjenerohet gjithë mesfusha e Juventusit, gati 40 milionë euro për një argjentinas

Manovrat e mëdha të Juventusit në merkato sapo kanë filluar, ku shkëmbimi Pjaniç-Artut është vetëm e para e kësaj merkatoje në funksion të një rigjenerimi të plotë të mesfushës bardhezi. Në këtë repart të sigurt për qëndrimin në sezonin tjetër janë Bentakur dhe Rabio. Matuidi prefereohet të qëndrojë, por mbetet të shihet, pasi francezit nuk i sigurohet një vend titullari nga Sarri.

Kedira nuk ka patur hapësira dhe është dëmtuar shpesh e pritet të largohet drejt një skuadre tjetër. Kështu, bardhezinjtë po kërkojnë të përforcojnë skuadrën me lojtarë, që i përshtaten stilit të lojës së Sarrit. I duhuri sipas medieve italiane është Rodrigo De Paul. Xhevahiri i Udinezes është një nga më të mirët e friulianëve, por pritet që këtë merkato të largohet drejt një tjetër skuadre.

Argjentinasi ka lënë shumë përshtypje pozitive Sarrit dhe tekniku është i bindur se argjentinasi mund të përshtatet me idetë e tij. Juventusi gëzon marrëdhënie shumë të mira me Udinezen, por mediet përtej Adriatikut bëjnë me dije se duhen të paktën 40 milionë euro për transferuar 26-vjeçarin, i cili në Torino do të gjente shokun e tij të ngushtë, Paulo Dibala. /vipsport.al/