sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Djarmati: Më ka ndryshuar jeta për 3 ditë në Shkodër. Nuk kam ardhur me plan shqiptar

Matko Djarmati është zyrtarisht drejtori i ri sportiv i Vllaznisë, personi i cili do të marrë përsipër të zhvillojë projektin e ri në klubin shkodran me synimin që ta kthejë në pozita më konkurruese në Superiore. Një marrëveshje që ka ardhur falë një propozimi që është bërë nga klubi i Rijekës dhe jo si një ide e drejtuesve të klubit shkodran.

Megjithatë, Djarmati është prezantuar duke thënë se njeh mirë peshën e fanellës së Vllaznisë dhe do të bënte gjithçka për të ngjitur sa më lart këtë klub.

“E di ku kam ardhur, e di shumë mirë se këto 3 ditë që jam në Shkodër më ka ndryshuar jeta 360 gradë. E ndjej peshën e këtij klubi të madh, jam absolutisht gati, do të ndihmoj klubin me atë që di. Kam ardhur nga propozimi i klubit të Rijekës këtu, nuk kam ardhur me një plan shqiptar, kam ardhur me një qëllim sportiv, të jap maksimumin tim. Do të mundohemi të realizojmë objektivat e klubit në këtë sezon.

Bashkëpunimi me Rijekën nuk është finalizuar për arsye se personi i kontaktit me Rijekën kishte probleme famljare. Isha në Kroaci dhe nuk e mbylla dot, shpresojmë në vazhdim. Do të jetë bashkëpunim cilësor ku të kemi mundësi të shohim si funksionon një klub që të dalë çdo vit në Europë. Besoj se do të kemi një eksperiencë me ata, të provojmë të bëjmë një punë si duhet.

Nga informacionet që kam nga Federata, me shkollimin që kam me UEFA Pro, e mbyll edhe pozicionin e drejtorit sportiv. Në fund të vitit është kursi i Federatës për drejtor teknik, nuk shoh arsye pse të mos shkoj.

A do jetoj në Shkodër? Klubi më ka gjetur apartamentin, ka katër ditë që jetoj në Shkodër”, tha Djarmati në prezantimin e tij. /vipsport.al/