sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Dinamo Tbilisi u tregon tifozëve për Tiranën: Kale, Torasa e Muçi të shkëlqyer, na mundën në 2003-shin

Kundërshtari i Tiranës në Champions League do të jetë një emër i njohur, Dinamo Tbilisi. Bardheblutë janë ndeshur më parë me ta dhe kanë mundur t’i eliminojnë. Skuadra nga Gjeorgjia ka njoftuar tifozët e tyre për kundërshtarin e Champions League dhe u ka prezantuar atyre të shkuarën e kampionëve të Shqipërisë, ku nuk harrojnë të përmendin eliminimin e vitit 2003, kur Tirana fitonte me penallti, pas rezultatit të barabartë në dy ndeshjet.

Egbo mes shtyllave tregohej vendimtar atëherë, teksa nigeriani priste dy penallti dhe i jepte triumfin bardhebluve. Gjeorgjanët prezantojnë edhe lojtarët më të mirë të bardhebluve, ku në fakt Ngo, golashënuesi më i mirë nuk do të jetë përballë tyre, por do të jetë Muçi, të cilin e cilësojnë të jashtëzakonshëm.

“Tirana kampione e Shqipërisë, është krijuar si klub një shekull më parë dhe është skuadra më e titulluar në vend. Tirana ka fituar titullin kampion 25 herë, 16 herë Kupën dhe 11 herë Superkupën, teksa së fundmi e fituan titullin pas 11 viteve pritje. Më i miri i skuadrës ishte Majkëll Ngo, i cili realizoi 13 gola.

Argjentinasi Agustin Torasa dhe Elton Kale kanë shkëlqyer në sulm. Sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi është gjithashtu i jashtëzakonshëm. Ekipi drejtohet nga 47-vjeçari Emanuel Egbo. Dinamo dhe Tirana janë përballur në 2003/2004, kur pasi fitonim 3-0 ndeshjen e parë, eliminoheshim nga penalltitë në ndeshjen e kthimit e cila u mbyll 3-0 në favor të kundërshtarit”, shkruhet në postimin e klubit nga Gjeorgjia. /vipsport.al/