Dinamo ka objektiv kthimin në elitë, i “rrëmben” Burrelit një brazilian për sulmin

Dinamo me shumë vështirësi arriti të qëndrojë në Kategorinë e Parë këtë sezon dhe tashmë presidenca italiane mund të nisë një projekt nga fillimi për të ngjitur në elitë klubin e dytë në vend për trofe të fituar. 18 herë kampionët e Shqipërisë prej vitesh qëndrojnë në nivelet e ulëta të futbollit tonë dhe duket se e kanë seriozisht për ti dhënë fund kësaj situate.

Ditën e djeshme blutë kanë zyrtarizuar afrimin e parë në merkato. Uelber Almeida Santos është transferimi i parë i kryeqytetasve në këtë merkato vere. 26-vjeçari i lindur në Sao Paolo e njeh mirë futbollin shqiptar për shkak se sezonin e fundit ishte pjesë e Burrelit në Kategorinë e Parë.

Ai arriti të grumbullojë 15 ndeshje sezonin, që sapo u mbyll dhe gjeti rrugën e rrjetës tre herë. Te Dinamo besojnë në aftësitë e tij dhe kanë vendosur të nënshkruajnë kontratë për dy vite me Uelber. Me Burrelin, sulmuesi zhvilloi sezonin më të mirë në karrierë, duke grumbulluar mbi 900 minuta, diçka, që nuk e kishte arritur në Brazil, ku është aktivizuar me skuadra të Serie D. /vipsport.al/

 

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al