sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Dëmtim i dhimbshëm për Pedron në ndeshjen e fundit me Çelsin, mjekët përdorin respirator

Pedro ka pësuar një dëmtim të dhimbshëm në ndeshjen e djeshme të Çelsit ndaj Arsenalit. Sulmuesi i cili po luante ndeshjen e fundit më londinezët, duke qenë se sezonin e ri do të bëhet pjesë e Romës me parametra zero, dëmtoi shpatullën.

Spanjolli ra keq mbi krahun e tij dhe pati dhimbje të mëdha në fushë. Mjekët ishin të shpejtë në ndërhyrjen e tyre, ndërsa nuk lanë pa përdorur edhe respiratorin pasi futbollisti nga dhimbjet e shumta pati vështirësi në frymëmarrje.

Ndërkaq, pas pesë minutash ndihme të parë, Pedro më pas me barrel u transportua jashtë fushe. Kështu, dëmtimi duket i rëndë dhe mbetet për t’u parë se sa do ta mbajë jashtë fushave Pedron. /VipSport.al/