sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Dedja: Nga sot jam i papunë, kam projekt për Vllazninë e vitit të ardhshëm

E mori skuadrën në një moment të vështirë dhe në fund arriti ta mbajë në Kategorinë Superiore, për t’i hapur rrugë një projekti ndryshe me investitorë të rinj. Hysen Dedja drejtoi Vllazninë ditën e sotme në triumfin 3-1 ndaj Besëlidhjes, në një përballje, e cila nëse shkonte keq, i kthente shkodranët në Kategorinë e Parë. Pas kësaj sfide foli Hyen Dedja, i cili shpreh gatishmërinë e tij të drejtojë Vllazninë edhe për sezonin e ardhshëm, megjithëse kontrata e tij përfundoi sot.

LEXO EDHE : VIDEO / Pak vuajtje dhe në fund çlirimi, Vllaznia mbetet në Superiore

NDESHJA- “Jam i kënaqur me lojën dhe rezultatin e arritur. Bëmë edhe gabime, por më pëlqeu ajo që skuadra tregoi në fushë. Vllaznia nuk duhet të luajë më ndeshje të tilla në të ardhmen. Këtu ka lojtarë të mirë, por atë e dinë drejtuesit. Golat që u shënuan sot, i shikon rrallë në kampionatin tonë. Ndeshja e sotme duhej të kishte grintë, por kështu duhet edhe në ndeshjet e kampionatit”.

E ARDHMJA- “Jam i gatshëm të vazhdoj, por është në dorë të drejtuesve. Nëse u ka pëlqyer puna ime, atëherë vendosin ata. Deri sot isha trajner i Vllaznisë dhe tani jam i lirë. Shpresoj që gjithçka për kampionatin e ardhshëm të fillojë në kohë dhe skuadra të jetë gati. Këtë i kam kërkuar edhe drejtuesve në bisedat që kemi pasur. Ata që kanë ekonominë duhet të mendojnë për të ardhmen. Unë e kam projektin, por vendosin ata”, u shpreh Dedja pas ndeshjes. /vipsport.al/