sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

COVID-19 godet klubin e “bandës së shqiptarëve”, lojtari kthehet i infektuar nga pushimet

Përgatitjet për sezonin e ri nuk kanë filluar në mënyrën më të mirë të mundshme për klubin e Lokomotiva Zagreb. Klubi nënkampion i kroacisë ku emrave si Mersinaj, Çokaj e Tuci u është bashkuar edhe Sherif Kallaku, ka bërë të ditur se në këto ditë që u kishet dhënë pushim futbollistëve pas mbylljes së kampionatit, një prej tyre ishte infektuar me COVID-19.

Nëpërmjet një njoftimi klubi bëri të qartë se kishte testuar të gjithë lojtarët që ishin kthyer këto ditë në klub dhe një prej tyre kishte rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 e ishte izoluar menjëherë. Kroatët bënë të ditur se për fat të mirë, futbollisti që nuk është identifikuar, nuk kishte qenë në kontakt me asnjë tjetër në skuadër pasi testimet kishin qenë individuale, ndaj nuk kishte rrezik të përhapjes së infeksionit në ekip vetëm pak javë nga ndeshja e parë historike në Ligën e Kampioneve.

Klubi sqaroi se lojtarët do të fillonin stërvitjen rregullisht e do të testoheshin periodikisht gjatë fazës përgatitore, derisa të fillonte protokollii ndeshjes ku do të jetë UEFA ajo që do të testojë lojtarët nëpërmjet laboratorëve të nënkontraktuar prej saj, /vipsport.al/