sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Çështja “Alen Sherri”, ka marrëveshje paraprake me Laçin, do dalë në stërvitje me kurbinasit

Klubi i Laçit mbrëmë njoftoi se ka arritur marrëveshjen me Alen Sherrin dhe në llogarinë në “Instagram” shkruan: “Zyrtare: Firmos portieri Alen Sherri. Mirë se vjen bardhezi”. Kështu ata njoftuan afrimin e talentit shkodran, të cilit i ka skaduar kontrata me Vllazninë dhe është i lirë të zgjedhë klubin që dëshiron të vazhdojë karrierën.

Megjithëse, Laçi e bëri zyrtare, Vllaznia vendosi ta përgënjeshtrojë këtë njoftim të kurbinasve, duke e quajtur lajm portalesh dhe të pa vërtetë. Mediet afër klubit shkodran dhe portierit mësojnë se Sherri ka arritur marrëveshje paraprake me Laçin dhe nesër do të nisë stërvitjen me klubin bardhezi. Klubi kurbinas në momentin që ka arritur marrëveshjen paraprake me Sherrin e ka njoftuar për tifozët.

Akordi me bardhezinjtë nuk është zyrtar dhe në ditët në vijim do të mbetet të shihet nëse drejtuesit e Vllaznisë do të arrijnë të mbajnë gardianin e talentuar mes katërkëndëshit të tyre. Dëshira e Sherrit është e rëndësishme, pasi është lojtar i lirë dhe është vetëm ai, që vendos në lidhje me këtë çështje. /vipsport.al/