sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Çerekfinalet e Ligës së Kampioneve dhe kalendari deri në finale, spikat Barça-Bajern

Ndeshjet e këtyre dy ditëve në Ligën e Kampioneve më në fund kanë përcaktuar edhe rrugëtimin e  skuadrave sa i përket vijimësisë në këtë turne, Me ndeshjet e sotme janë vendosur edhe emrat e dy çerkfinalistëve të fundit dhe është plotësuar kuadri i sfidave, bashkë me kalendarin përkatës në rrugën drejt finales që zhvillohet në Lisbonë, atje ku do të luhen edhe të gjitha ndeshjet e tjera të “Final 8”.

Çerekfinalet nisin më 12 giusht me ndeshjen mes Atalantës dhe PSG, me italianët që kanë një shans historic që të shkruajnë emrin mes ekipeve më të mira në Europë. Një ditë më vonë do të jetë radha e Lajpcig që të matë forcat me Atletiko Madrid, ekipin i cili eliminoi Liverpulin fitues në fuqi.

Dueli më i bukur i çerekfinaleve është padyshim ai i 14 gushtit, me Barcelonën që do të përballet me Bajern Mynih, padyshsim një finale e parakohshme mes dy pretendentësh kryesorë. Pak më ndryshe pritet të jetë ndeshja e katërt, ku Mançester SIti është dukshëm favorit ndaj Olimpik Lion, edhe pse ky i fundit eliminoi Juventusin.

ÇEREKFINALET

  • 15 gusht Mançester Siti-Olimpik Lion
  • 13 gusht Lajpcig-Atletiko Madrid
  • 14 gusht Barcelona-Bajern Mynih
  • 12 gusht Atalanta-PSG

GJYSMËFINALET

18 gusht Fituesja 2 – Fituesja 4
19 gusht Fituesja 1 – Fituesja 3

FINALJA

23 gusht