sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Çerekfinalet e Champions në rrezik, Atletiko Madrid konfirmon dy pozitivë me COVID-19

Klubi i Atletiko Madrid merr lajme të këqija para ndeshjes së Ligës së Kampioneve që do të luajë ndaj Lajpcig javën e ardhshme. Skuadra spanjolle ka konfirmuar se në testet e fundit për COVID-19, kanë rezultuar dy futbollistë pozitivë dhe tashmë i gjithë ekipi do t’i nënshtrohej testimeve të reja për të mësuar se mos kishte në radhët e tyre emra të tjerë të infektuar nga virusi i rrezikshëm.

“Djë, e shtunë,më 8 gusht, të gjithë elementët e ekipit të parë dhe të stafit që do të ishin pjesë e delegacionit për në Lisbonë, i janë nënshtruar testeve në qendrën sportive në Mahadahonda, siç parashikon protokolli i UEFA-s, për të marrë pjesë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Mes rezultateve që u mësuan sot, kanë dalë dy pozitivë, që janë izoluar në shtëpitë përkatëse dhe të cilët u janë komunikuar menjëherë autoriteteve shëndetësore spanjolle, portugeze, UEFA-s, Federatës Spaniolle, Federatës Portugeze dhe Këshillit Sportiv Superior.

Në të njëjtën mënyrë, është aktivizuar protokolli përkatës i veprtimit i parashikuar për çështje të tilla, i cili parashikon ekzekutimin e testeve të reja të PCR në ekipin eparë dhe stafin, si dhe me kontaktet më të afërta të përsonave që rezultuan pozitivë.

Klubi do të koordinojë programet e reja me UEFA-n dhe sapo të ketë një plan, do të bëhet publik. Gjithashtu, kërkohet respektimi maksimal për identitetin e dy personave positive”, shkruhet në komunikatën e klubit që kësisoj është në pritje të testeve për të mësuar se sa është shpërndarë virusi në radhët e ekipit pak ditë para duelit me Lajpcigun. /vipsport.al