sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Çelsit i bëhet “autostradë”, Hënes: Bajern nuk ka para për të blerë Havertz

Kai Havertz është një nga xhevahirët e merkatos europiane dhe një sërë klubesh e duan në gjirin e tyre. Më afër është Çelsi, por askush nuk e përjashtonte një ndërhyrje të Bajern Mynih, që rrallë herë i ikin nga dora talentet e mëdha gjermanë. Megjithatë, Havertz pritet të bëjë pjesë në atë pakicën, që Bajerni nuk ka mundur t’i sigurojë.

Bavarezët si gjithmonë janë shumë të kujdesshëm me financat dhe janë një ndër klubet e pakta në Europë, që nuk kanë asnjë borxh të madh. Por kjo ka pasoja, pasi trasferimi i Havertz nga bavarezët është i pamundur. Këtë fakt e vërteton presidenti i nderit, Uli Hënes. Ai shprehet se Sane është i vetmi transferim i madh i Bajernit për këtë merkato dhe Havertz është i paarritshëm financiarisht nga bavarezët.

“Jam i sigurt se pas Sane nuk do të ketë më transferime të mëdha gjatë kësaj vere te Bajerni. Kjo nuk ka asnjë lidhje me cilësitë e Havertz. Të gjithë ne mendojmë se ai është një lojtar shumë, shumë i mirë. Por në periudhë pandemie, pas një blerje prej 50 milionësh euro, nuk mund të bësh një tjetër prej 70-80 milionësh. Nuk sigurojmë dot as kundërfinancim përmes shitjeve të lojtarëve”, u shpreh Hënes.

Presidenti i nderit i Bajernit, me këtë deklaratë i hap plotësisht rrugën kalimit të Havertz te Çelsi, me londinezët, që kanë arritur marrëveshjen me lojtarin prej kohësh dhe vazhdojnë negociatat me Leverkusen për vlerën e operacionit. /vipsport.al/