sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Çavi bëhet problem në Katar, gjobë se theu rregullat i infektuar me COVID-19

Çavi Hernandez trajtohet si sheik në Katar, por koronavirusi i ka bërë të gjithë të barabartë dhe as ai nuk i është shmangur infkeksionit e aq më tepër gjobave se ka thyer rregullat për të evituar shpërndarjen e virusit. Ish-mesfushori spanjoll, aktualisht trajner te Al Sad, është ndëshkuar nga federata vendase, pasi nuk ka respektuar rregullat.

Federata e Futbollit e Katarit bëri të ditur se Çavi dhe persona të tjerë që ishin pjesë e skuadrave të futbollit në vend, ishin ndëshkuar se nuk kishin zbatuar rregullat e vendosura.

Ish-futbollisti i Barcelonës në fund të korrikut bëri të ditur se ishte infektuar me koronavirus, por ishte kthyer menjeherë në stërvitje pasi ishte asimptomatik. Zgjedhje e cila ishte kthyer menjëherë në objekt polemikash, duke argumentuar se Çavi kishte rrezikuar shëndetin e personave që punonin me të.

Atij i është vënë një gjobë prej 2300 eurosh, por pa specifikuar se çfarë shkelje ishte bërë thjesht argumentohej se kishte treguar “mungrsë respekti ndaj protokolleve të Ministrisë të Shëndetit Publik, përfshirë respektin ndaj kushteve të izolimit në shtëpi”. /vipsport.al/