sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Brejthuejt do largohet nga Barça, në bisedime të avancuara me klubin londinez

Në muajin shkurt Barcelona hasi vështirësi të mëdha në sulm, për shkak të dëmtimit të Luis Suarez dhe Osman Dembele. Alternativat për Setien ishin shumë të pakta dhe katalanasit shfrytëzuan një rregull të vendosur nga Federata e Spanjës, që i lejonte blinte një lojtar në ligat e këtij vendi.

Kështu, katalanasit vendosën për blerjen e Breithuejt nga Leganes, duke i paguar klauzolën prej 18 milionë eurosh. Pas ardhjes së danezit pasoi pandemia dhe pas rinisjes së futbollit, Suarez u shërua. Si rrjedhojë formacioni nuk ka më vend për 29-vjeçarin dhe largimi është zgjidhja e vetme, me Barçën, që dëshiron të zerojë harxhimet për blerjen e tij. Nga Spanja bëjnë me dije se Brejthuejt është pranë largimit nga Barcelona.

Ai pritet të zbarkojë në Premier Ligë, ku e pret Uest Hem. Skuadra londineze ka hasur vështirësi të mëdha në sulm këtë sezon, pasi Haller dhe Albian Ajeti nuk kanë treguar aspak atë që pritej. “Mundo Deportivo” raporton se Barça dhe Uest Hem janë në bisedime të avancuara për transferimin e Breithuejt për 20 milionë euro. Brejthuejt luajti në nëntë ndeshje me katalanasit këtë sezon dhe arriti të shënojë vetë një gol. /vipsport.al/