sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Beshiktashi në telashe financiare, tifozët i dhurojnë 10 milionë euro!

Kur flitet për dashuri të pakufi për një klub futbolli, duhet të mendosh fillimisht për tifozët turq, të cilët kanë treguar se sa pranë i qëndrojnë skuadrave të tyre edhe në momentet më të vështira. Klubi i Beshiktashit, një prej tre më të mëdhenjve në Turqi, është në vëshrtirësi të mëdha financiare dhe i zhytur në borxhe, duke rrezikuar deri edhe licencimin për sezonin e ardhshëm. Ndaj klubi ka kërkuar ndihmë dhe tifozët janë përgjigjur të gatshëm.

Beshiktashi organizoi mbrëmë një “event bamirësie” në ambentet e stadiumit të tij për të mbledhur fonde dhe përgjgja që mori ishte e jashtëzakonshme.

Për rreth 4 orë, tifozë të ndryshëm telefonuan gjatë shfaqjes duke i dhuruar para klubit të zemrës, për ta ndihmuar në këtë moment të vështirë. Vetë trajneri Sergen Jalçin ishte mes atyre që iu përgjigjën tlefonatave të tifozëve, të cilët gjatë kësaj kohe arritën shumën e 83 mlionë lirave turke, rreth 10 milionë euro. Një shumë e pabesueshme por edhe një sinjal i qartë i dashurisë që kanë tifozët për klubin e zemrës. /vipsport.al/